Reperi Stresi ka qenë i ftuar këtë të shtunë në “Shiko kush luan” dhe si pjesë e lojërave ka vuajtur disa dënime.
Ai i ka realizuar ato i shtrirë në një shtrat dhe një prej tyre ka qenë që të tregonte mesazhin e fundit që i ka dërguar Kejsit në WhatsApp.
E ndërsa ai ka shkuar tek chati me Kejsin, Fifi ka zbuluar se si e ka të shënuar emrin e saj në telefon.
“E bukura ime”, kështu e quan ai Kejsin dhe ky epitet gjendet në telefonin e tij nën numrin e Kejsit.
Ai ka zbuluar ndërkohë se mesazhi i fundit ka qenë një video në rrugë, ndërsa në sfond dëgjohet kënga që i ka dedikuar asaj dhe ku thuhet: “Baby ti e din sa më ka marrë malli” dhe që Stresi e pranon se është kënga që i dedikohet Kejsit.
Ndërkohë një tjetër dënim ka qenë që të bënte një foto me Trejsin dhe ta postonte në instagram.
Stresi përpara se të postonte foton i ka dërguar Kejsit një mesazh, duke i thënë se është veç për lojë, ndërsa ka shkaktuar të qeshura tek të ftuarit.
https://www.instagram.com/p/CGLTxv3ByVL/Link: https://www.instagram.com/p/CGLTxv3ByVL/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB306xtJYBU/, https://www.instagram.com/p/CEuLDVYALQF/