Diskutimet e fundit lidhur me abortin, pavarsisht se filluan në SHBA, kanë marrë rrjedhën e tyre në studiot shqiptare.
Një ndër personazhet publik që ka reaguar lidhur me këtë temë është edhe moderatorja e njohur Iva Tiço.
Me anë të një postimi në Instagram, Iva ka ndarë me ndjekësit reflektimet e veta.
Ajo u shpreh se mbrojta e të drejtës së grave për të zgjedhur të nderpresin shtatëzaninë, nuk është një debat që i përket politikës por mjeksisë.
Për gratë të cilat janë pro abortit ajo u shpreh se: “do t’ju thonë që jeni vrasëse dhe jeni kundër jetës vetëm pse ngrini zerin për një liri themelore siç është kjo e grave që të vendosin vetë kur ta sjellin apo jo në jetë një fëmijë.”
Moderatorja argumentoi se vendimi i abortit i përket gruas, dhe ajo duket ta diskutojë atë me partnerin dhe mjekun dhe jo të marri mendimin që kënaq një shoqëri komplekse.
Në përfundim të deklaratës së saj ajo u shpreh se: ” Ajo që e kryen abortin e di vetë pse e bën, ndaj le ta ndihmojmë e mos ta rëndojmë me etiketime e dokrra që s’i hyjnë askujt në punë. Le të punojmë për të edukuar të rinjtë me metodat kontraceptive, seksin e sigurtë, si të vetmet mënyra për të ulur numrin e aborteve.”
Linku: https://www.instagram.com/p/CfZGzTqsWzy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfZGzTqsWzy/