Partnerja e Ramush Haradinaj, Anita është kthyer në një personazh tepër të dashur për publikun shqiptar.
Ajo është një nga konkurrentet e emisionin të kërcimit “Dance Albania”.
Së fundmi Anita ka qënë e ftuar në emisionin “Abc e pasdites”, ku gjatë bisedës së këndshme ka zbuluar detaje nga jeta e saj private dhe për eksperiencën në Dance Albania.
Mes të tjerash ajo është pyetur nga moderatori për aktivitetin e të shoqit në llogarinë e tij në Instagram.
Gjatë bisedës Anita u shpreh se Haradinaj ndjek në Instagram vetëm atë dhe Loredanën, por më pas përgjigjia e saj epike shkaktoi mjaft të qeshura.
“ Ramushi në Instagram më ka mua dhe Loredanën. Ka rastis që ai të takohetg disa herë, po ndërkohë familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Hana.
Kemi shumë lidhje me të. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi”, është shprehur duke qeshur Anita.
Linku: https://youtu.be/CLpsK_rbGTc
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCL1lxxH3sR/?utm_source=ig_web_copy_link