Shakira shfaqet zemërthyer në këngën e saj të re “Monotonía”.
Artistja kolumbiane është treguar tepër e sinqertë duke kënduar për një marrëdhënie si përrallë, e cila befas merr fund.
Në bashkëpunim me këngëtarin e dashur Ozuna, kënga menjëherë është kthyer në hit duke marrë menjëherë miliona shikime.
Duke shënuar bashkëpunimin e parë mes Shakira dhe Ozuna, “Monotonía” arrin në krye të top-listës në Airplay në Latinisht.
Në videon muzikore Shakira takohet rastësisht ish-in në një supermarket ku ai e godet në kraharor dhe zemra e saj del nga trupi. Më pas ajo vrapon me zemrën që i rreh në dorë derisa ia dorëzon Ozunës, i cili e merr dhe e vendos në një kasafortë.
“Monotonía” duket se është një dedikim për ndarjen shumë të bujshme të Shakirës nga partneri dhe babai i dy fëmijëve të saj, ylli i futbollit Gerard Piqué.
Në një intervistë për Elle, ajo foli për ndarjen, duke e quajtur këtë moment një nga “më të vështirat” e jetës së saj.
“Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i kaloj të gjitha. Epo, është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse jam në vëmendjen e publikut dhe se ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt. Dhe kështu ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë”, është shprehur artistja.
Linku: https://www.billboard.com/music/latin/shakira-ozuna-monotonia-new-song-video-watch-1235158087/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ci2zYPnuXIX/?utm_source=ig_web_copy_link