Një padi e ngritur kundër Kanye West pretendon se ai pushoi nga puna një kujdestar të shtëpisë për faktin që refuzoi të hiqte të gjitha dritaret dhe energjinë elektrike nga shtëpia e tij në Malibu, në mënyrë që Kanye të krijonte një “strehë për bomba”.
Sipas padisë së paraqitur në Los Angeles dhe të shqyrtuar nga NBC News, Tony Saxon, një ish-menaxher projekti dhe kujdestar i pronës, pretendon shkelje të kodit të punës duke përfshirë kushtet e rrezikshme të punës, pagat e papaguara dhe ndërprerjen e kontratës për hakmarrje.
Saxon tha për NBC se Kanye donte ta transformonte shtëpinë në plazh, të cilën e bleu në vitin 2021 për 57 milionë dollarë, në një “strehë për bomba nga vitet 1910”. Përveç prishjes së banjove prej mermeri, reperi donte të hiqte dritaret, sistemet hidraulike dhe energjinë elektrike dhe të zëvendësonte shkallët me struktura rrëshqitëse,” tha Saxon.
“Ne do t’i hiqnim të gjitha këto dhe do t’i ndërtonim atij një shpellë lakuriqësh nate,” tha ai.
Kanye “nuk donte energji elektrike,” shtoi Saxon. “Ai donte vetëm bimë. Ai donte vetëm qirinj. Dhe ai thjesht donte të kishte gjithçka të hapur dhe të errët. Nuk mund të mbaje ushqim në atë shtëpi, sepse nuk kishit frigorifer. Nuk kishte dritare.”
Sakson u shpreh gjithashtu se reperi nuk donte të ishte “skllav” i komoditeteve moderne dhe donte të shmangte të qenit “i aksesueshëm” nga qeveria amerikane.
Në Instagram, ish-punonjësi pretendon se punonte dhe jetonte në kushte të mjerueshme në shtëpinë e Kanye-s. “Isha një I BURGOSUR i shtëpisë. Nuk mund ta lija vetëm sepse isha i vetmi me një çelës të autorizuar dhe i besuar për të jetuar atje. Isha i bllokuar dhe duhet të flija në dysheme,” shkruan ai.
Linku:https://www.theguardian.com/music/2023/sep/13/kanye-west-lawsuit-malibu-home