Home Sport Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Çekisë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Çekisë
0

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Çekisë

0
0

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj këtë të enjte ndaj Çekisë në “Air Albania (20:45). Ndeshja do të flasë shumë për fatin e kuqezinjëve drejt Euro 2024, edhe pse nuk është një duel për “jetë a vdekje”.

Një fitore do e bënte skuadrën e Sylvinho-s të hidhte hapin e sigurtë drejt Gjermanisë. Një barazim do të ishte mirë për të dy skuadrat. Ndërsa një humbje për kuqezinjtë vetëm sa do të komplikonte kualifikimin.

Takimi i kësaj të enjteje, më shumë se kualifikimi do të thotë shumë edhe për vendin e parë në grup. Shqipëria e ruan aktualisht atë pozitë, me dy pikë më shumë se Çekia. Por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Trajneri Sylvinho e ka përgatitur skuadrën për një përballje të tillë, ndaj një skuadre që më shumë se me cilësi teknike, shquhet për fizikun e saj.

Në portë pritet të fillojë Thomas Strakosha. Portieri i Brentford-it më në fund debutoi në Premier League fundjavën e kaluar, në atë humbje 2-1 ndaj Manchester United në “Old Trafford”. Ai ishte një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij.

Në mbrojtje pritet të ketë vetëm një ndryshim. Dëmtimi i fundit i Ardian Ismajlit me skuadrën e tij Empoli, ka bërë që Sylvinho të mendojë për një tjetër alternativë përkrahë Berat Gjimshitit. Braziliani pritet të përfshijë nga minuta e parë Arlind Ajetin.

Ajeti ka qenë një nga shtyllat kryesore në mbrojtjen e Shqipërisë për disa vite me radhë, përpara se të humbiste në hierarki përballë Gjimshitit, Ismajlit, Marash Kumbullës, Enea Mihajt dhe Federic Veselit.

Treshja tjetër në mbrojtje do të jetë e njëjtë si në ndeshjen e fundit me Gjimshitin në qendër dhe Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj nga krahët.

Ylber Ramadani do të vendoset para mbrojtjes. Mesfushori i Lecce-s është duke bërë paraqitje të shkëlqyera në Serie A, teksa në kombëtare nën drejtimin e Sylvinho-s është vendosur si një nga lojtarët më të mirë të saj.

Para Ramadanit, do të vendosen Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Një treshe e preferuar nga trajneri dhe e pandashme në ndeshjet e kombëtares.

Asani është një nga zbulimet e mëdha të Sylvinho-s dhe ka qenë vendimtar në disa takime për kuqezinjtë. Ai ka realizuar dy super gola që kane fituar çmimet si “Goli i Raundit” nga UEFA, kundër Moldavisë dhe kundër Polonisë.

Bajrami është autori i golit në takimin e parë me Çekinë, por ka realizuar edhe në duelet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Mesfushori i Sassuolo është golashënuesi më i mirë kuqezi në këto kualfikuese me tre gola.

Asllani përveç sigurisë dhe pasimeve “magjike” që jep nga mesi i fushës, ka gjetur rrjetën me një super gol nga distanca në takimin e fituar 1-3 në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Edhe këtë herë, ashtu si me Asanin, ai u cilësua si “Goli i Raundit” nga UEFA.

Në sulm, Sylvinho pritet ta fillojë me dy, Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni. Të dy sulmuesit kanë luajtur prej kohësh së bashku në kombëtare dhe trajneri shpreson se ata do të jenë të gatshëm për të dënuar Çekinë.

Cikalleshi dhe Uzuani, megjithatë, të dy janë në kërkim të golit të parë personal në këto kualifikuese. Sulmuesi kavajas e pati rastin për të realizuar në takimin ndaj Ishujve Faroe, por gaboi 11 metërsh në minutën e 32.

Përsa i përketë Çekisë, trajneri Jaroslav Silhavy pritet të bëjë një ndryshim, në dallim nga ndeshja e parë me Shqipërinë, e barazuar 1-1 në Pragë pak kohë më parë.

Linku: https://gazetablic.com/formacioni-i-mundshem-i-shqiperise-per-ndeshjen-ndaj-cekise/

Foto: Freepik.com

tags: