E ëma e Bes Kallakut ka festuar ditëlindjen dhe për të parën herë ai ka postuar një foto me të. Urimi i Besit bëri xhiro në rrjetet sociale duke qenë se nuk e kishte lënë mënjanë humorin.
“Mam, urime ditëlindjen. Të dua shumë. Mbretëresha ime, prehëri dhe kraharori ku kam mbështetur kokën, dashuri e pakufijshme, e pastër. Urime Mam. Më vjen keq që s`ta kam plotësuar kurrë dëshirën, që un t`i thërrisja naj herë mendjes, më vjen keq por nuk më përgjigjet, i del tel fikur… hahahaha. Të duam Mam, e lumtur qofsh. (Kjo është mami im, Ija është gjyshja, dmth mami i mamit)”, uroi dhe sqaroi Besi.
Link: https://www.instagram.com/p/BTr3BchDs6x/?taken-by=bes_kallaku
Xhensila reagoi gjithashtu për vjehrrën e saj dhe e uroi duke shkruajtur: “Edhe 100 mami Besit”.

Kështu i thërret nusja nëna Peçës.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BQfQwHxgLMs/?taken-by=bes_kallaku&hl=en