1. Home
  2. ShowBiz
  3. Fiori Dardha: “Njoh ‘shijen’ e lotëve që shkakton kjo dreq sëmundje”
Fiori Dardha: “Njoh ‘shijen’ e lotëve që shkakton kjo dreq sëmundje”
0

Fiori Dardha: “Njoh ‘shijen’ e lotëve që shkakton kjo dreq sëmundje”

0
0

Fiori Dardha ka bërë një status vërtetë prekës dhe sensibilizues në muajin e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit. Nëna e saj vuajti për disa kohë nga kjo sëmundje dhe Fiori ishte gjithmonë atje për të. E përjetoi po aq keq. E dimë mirë se edhe përkujdesësi ndaj pacientit ka sfidat e veta dhe sfilitjen e vet.
Për t`u sensibilizuar nuk ka më mirë se ky mesazh, sepse Fiori e njeh shijen e hidhur që kjo sëmundje shkakton. Ndaj vetëkontrolli rutinë dhe ekot e gjirit janë ato që çdo vajzë dhe grua duhet të bëjë, minimumi një herë në vit.

Kjo foto eshte shkrepur ne nje dhome spitali 1 vit e gjysme me pare, ndersa statusin e meposhtem e kam shkruar vjet ne kete kohe! Keta jane syte e mamit tim! Shkelqimin e tyre nuk e veniti dot semundja. ❤ KUJDESUNI PER SHENDETIN TUAJ! E njoh mire kete dreq semundje! E di mire se si te rrenon, jo vetem fizikisht! E njoh vuajtjen qe te shkakton! E di se si ta turbullon jeten! E di se si te shembet bota! Kam mesuar permendesh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapise, seancat e radioterapise, intensitetin e dhimbjeve, pafuqine qe ndjen gjate terapise, stresin qe perjeton! Njoh "shijen" e loteve qe shkakton kjo DREQ semundje! Kur e ke ne shtepi nuk eshte me semundje e nje personi, eshte vuajtje e gjithe familjes! Duhet force e madhe per te perballuar! Ta konstatosh ne kohe kancerin e gjirit eshte fitorja me e madhe! MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET! Kujdesuni per jetet tuaja! TETORI eshte muajI i luftes ndaj kancerit te gjirit!

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Link: https://www.instagram.com/p/BZyxyaqnCcJ/?taken-by=fioridardha

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZyjRP-nZBL/?taken-by=fioridardha