Home ShowBiz Tradhtoi bashkëshorten, banori i ‘Big Brother’ bën rrëfimin e papritur
Tradhtoi bashkëshorten, banori i ‘Big Brother’ bën rrëfimin e papritur
0

Tradhtoi bashkëshorten, banori i ‘Big Brother’ bën rrëfimin e papritur

0
0

Prova javore i ka detyruar banorët të rrëfejnë sekrete nga jeta e tyre.

Së fundmi balerini i njohur Ilir Shaqiri ka rrëfyer momentin e vështirë dhe bëhet fjalë për tradhtinë ndaj bashkëshortes.

Ai pranoi përballë Arjolës se kjo ka ndodhur disa vite më parë dhe ky vendim e rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.

‘Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.

Ai shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila sipas tij pati inteligjencën dhe besimin për t’ia falur këtë veprim.

‘Kam një grua të mrekullueshme, u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’, u shpreh ai.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/