Bashkimi zbulon arsyen e vërtetë që e ndau nga Alvisa
Bashkimi në daljen e tij të fundit ka sqaruar arsyen e ndarjes nga Alvisa.
Lart e poshtë u fol se ka pasur një tradhti nga ana e konkurentës por gjërat sipas Bashkimit janë zmadhuar.
‘Puna e akuzave… edhe unë i merrja afër zemrës. Puna e ndarjes ka qenë kështu që, kanë qenë shumë gjëra të vogla por që me kalimin e kohës janë bërë pak më të mëdha se sa duhet. Por që më mirë herët se sa vonë, xheloz kam qenë, e kam thënë, por ka qenë edhe ajo, domethënë ka qenë e ndërsjellë. Ndoshta unë e kam shprehur më shumë. Nuk kemi më kontakte, kemi biseduar para se ta marrim atë vendim dhe i kam thënë që do ta bëj publike. Pasi u ndamë kam marrë shumë komente. Kam preferuar që më mirë të mos kemi kontakte’,-tha ai.
Ndër të tjera ai ka treguar se ka përjetuar një presion të madh për shkak të komenteve gjërave se si shikohen jasht.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=qlIugKZkAoA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/