1. Home
  2. ShowBiz
  3. Një tjetër triumf për Cardi B! Reperja shpallet “Gruaja Globale e Vitit 2026”
Një tjetër triumf për Cardi B! Reperja shpallet “Gruaja Globale e Vitit 2026”
0

Një tjetër triumf për Cardi B! Reperja shpallet “Gruaja Globale e Vitit 2026”

0
0

Reperja amerikane Cardi B ka hyrë sërish në qendër të vëmendjes së industrisë muzikore, pasi është shpallur fituesja e parë e çmimit “Gruaja Globale e Vitit”, që jepet nga Billboard Canada në kuadër të eventit “Women in Music 2026”.

Artistja u nderua më 24 nëntor, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Toronto, ku ishin të pranishëm emra të njohur të muzikës dhe përfaqësues të industrisë. Ky vlerësim i kushtohet ndikimit të saj në muzikën ndërkombëtare dhe arritjeve të shumta përgjatë karrierës.

Cardi B ka shënuar disa rekorde të rëndësishme në historinë e muzikës. Ajo është reperja e parë femër që ka arritur të kryesojë disa herë tabelën Billboard Hot 100, si dhe artistja e parë solo femër që ka fituar çmimin Grammy për “Albumin më të Mirë Rep”. Gjithashtu, ajo mbetet e vetmja repere femër, dy albumet e para të së cilës kanë debutuar në vendin e parë të klasifikimit Billboard 200.

Një tjetër sukses i rëndësishëm për të këtë vit ishte turneu i saj i parë solo, “Little Miss Drama”, i cili regjistroi koncerte me bileta të shitura plotësisht në arena të ndryshme të Amerikës së Veriut.

Në një intervistë për Billboard Canada, reperja u shpreh se ky çmim ka një domethënie të veçantë për të, pasi përmbledh jo vetëm arritjet muzikore, por edhe sfidat dhe sukseset në jetën personale gjatë vitit të fundit.

“Ndihem sikur jam gruaja e vitit. Por kjo është shumë më tepër sesa muzikë. Ka të bëjë me gjithçka që kam bërë këtë vit. Të balancosh një karrierë dhe të rritësh katër fëmijë është vërtet shumë”, tha Cardi B.