Home Travel Eurostar ofron 25£ për fëmijët të cilët vizitojnë Disneyland Paris për 25 vjetorin
Eurostar ofron 25£ për fëmijët të cilët vizitojnë Disneyland Paris për 25 vjetorin
0

Eurostar ofron 25£ për fëmijët të cilët vizitojnë Disneyland Paris për 25 vjetorin

0
0

Eurostar, një kompani e linjave të trenave kryesisht që operon në Britanin e Madhe, ka hapur një fushatë për të gjithë fëmijët në mënyrë që ata të vizitojnë Disneyland në Paris për ditëlindjen e 25-së të këtij vendi magjik.
Kompania ka vënë në dispozicion çmimin prej 25£ për të udhëtuar nga Londra në Paris ku përfshihet edhe kthimi përsëri në Londër, vetëm festimet gjigande të cilat do të mbahen në ditën e 25 vjetorit të Disnayland.
Shërbimi i Desney Eurostar i merr pasagjerët direkt nga Londra St Pancras, Ashford International apo Ebbsfleet Ndërkombëtare e drejtpërdrejtë të Marne-la-Vallée e cila është në afërsi të Parkut Desney. Koha e udhëtimit zgjat në periudhën prej 2 orë e gjysëm.
Nga 29 Marsi 2017-të dhe deri në periudhën e festës së Pashkëve Parku i Desney do të hap dyert e saj për festa magjike në festim të 25 viteve të krijimit duke ofruar deri në 2 netë dhe 2 ditë falas vetëm me rastin e këtij evenimenti.
Gjithashtu argëtime ka pafund edhe për fëmijët nën moshën 7 vjeçare ku çdo gjë është falas për ta.

Kjo është një nismë mjaft e arrirë ku duhet përgëzuar staffi i Eurostar për ofertën unike që ka rezervuar për të gjithë fëmijët.

Burimi: http://www.thetravelmagazine.net/eurostar-25-gbp-return-child-fares-disneyland-paris.html

Burimi i fotos kryesore: © Unsplash   https://www.pexels.com/photo/disney-castle-during-daytime-99635/