Home ShowBiz Landi i “West Side Family”: “…lashë këngën për një femër”
Landi i “West Side Family”: “…lashë këngën për një femër”
0

Landi i “West Side Family”: “…lashë këngën për një femër”

0
0

Landi dhe Rozana e cikën tërthorazi me fjalë, kuptimin e këngës ‘Mesazh’ që flet për lidhjen e dashurisë së Landit me një vajzë.
Ishte hit i asaj kohe dhe mori vëmendje të madhe në publik. Fjori ka dashur ta ngacmojë më tej këtë çështje, duke pyetur më konkretisht…

I ftuar në emisionin satiriko-investigativ ‘BOOM’, këngëtari Landi Hysi i grupit West Side Family, rrëfeu se ishte një periudhë e vështirë që e bëri të heqë dorë nga muzika për disa kohë.

“Isha i mërzitur, lashë edhe këngën për një periudhë kohe. Unë kisha një histori dashurie që e vuaja në atë kohë dhe isha i brengosur. Doli “Mesazhi” pastaj dhe i vuri vulën. Më pas u lidhëm, u ndamë…”, rrëfeu ai.
Ka kohë që Landi nuk përflitet për romancat e tij, ndërsa së fundmi ka sjellë projektin më të ri muzikor ‘Beso’, në nder të Dr.Florit, anëtarit të grupit që u nda nga jeta para pak vitesh.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=EKcUH9Whj30

Link: https://www.youtube.com/watch?v=iXOvHA5ApV8

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bdzy-yfFULv/?taken-by=landifornia