Home ShowBiz Metallica të pandarë nga flamuri kuq e zi. E vendosin në “bash” të vendit
Metallica të pandarë nga flamuri kuq e zi. E vendosin në “bash” të vendit
0

Metallica të pandarë nga flamuri kuq e zi. E vendosin në “bash” të vendit

0
0

Atë e ngrenë vajzat e djemtë  në gëzime e përkujtime, e mbajnë në kraharor ushtarakët dhe sportistët që e nderojnë me performancën e tyre. E kemi parë në “San Siro”, “Allianz Arena”, “Santiago Bernabeu”, në “Kullën Eifel” e në një pafundësi objektesh me famë botërore.

 

Por kujt do t’i shkonte mendja se do ta shihnim në një vend ku bëjnë provat legjendat e gjalla të heavy-metal-it botëror.

Grupi Metallica, ka publikuar në Insta-Story një video gjatë provave duke luajtur “Shortest Straw”, njërën nga këngët e tyre të hershme, teksa pas krahëve të Kirk Hammet gjendet i shpalosur flamuri kombëtar shqiptar.

Bëhet fjalë për flamurin që kanë marrë dhuratë gjatë një koncerti, nga një fans i zjarrtë i grupit i cili quhet Ervin Gjonaj. Të cilit fansat e metalit i detyrohen një falenderim jo modest.

Link: https://www.instagram.com/metallica/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155334032203369&set=a.444634503368.221930.759333368&type=3&theater