Home Sport Një çift realizon ëndrrën. Fejohen në stadiumin e Arsenalit
Një çift realizon ëndrrën. Fejohen në stadiumin e Arsenalit
0

Një çift realizon ëndrrën. Fejohen në stadiumin e Arsenalit

0
0

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Londër. Në stadiumin e skuadrës londineze Arsenal është realizuar një fejesë. Dy të rinjë të pasionuar pas këtij klubi kanë realizuar ëndrrën e tyre.

Ata dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejesë, pikërisht në “Fly Emirates”. Organizimi ishte shumë i thjeshtë.

Emanuel Lewis i propozoi martesë të dashurës së tij Naomi Agius. Ai kishte ftuar shoqërinë e tij të cilët në bluzat e tyre kishin të shkruara fjalët “Naomi, Will you marry me”, që në shqip do të thotë “Naomi, a do të martohesh me mua”.

Ata të dy duken shumë të lumtur përkrahë njëri-tjetrit, kjo gjë shihet brenda syve të tyre.

Fejesën e tyre e bëri publike vetë skuadra e Arsenalit, e cila në profilin zyrtar në instagram publikoi foton e tyre pikërisht në ditën e të dashuruarëve.

Ëndërra e Emanuelit dhe Naomit është realizuar, dhe neve na mbetet vetëm t’i urojmë lumturi dhe sa më shumë dashuri në jetën e tyre.

https://www.instagram.com/p/BfLT2lMjtuY/?taken-by=arsenal

Linku: https://www.instagram.com/p/BfLT2lMjtuY/?taken-by=arsenal

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BfLT2lMjtuY/?taken-by=arsenal