Home ShowBiz Nuk keni parë gjë akoma! Alban Skënderaj dhe Noizy do ua vërtetojnë më së miri
Nuk keni parë gjë akoma! Alban Skënderaj dhe Noizy do ua vërtetojnë më së miri
0

Nuk keni parë gjë akoma! Alban Skënderaj dhe Noizy do ua vërtetojnë më së miri

0
0

Nëse menduat se i keni parë të gjitha këtë verë jeni gabuar. Arkiva Shqip në ditët në vijim do iu dëshmojë se artistët shqipëtar këtë verë do i kapërcejnë kufijtë me projektet e tyre gjithë vitalitet dhe energji.
Një ndër surprizat që nuk do iu ndahet askund gjatë kësaj vere është edhe bashkëpunimi të cilin kemi kënaqësinë ta lajmërojmë sot. Bëhet fjalë për dy emra shumë të mëdhej të tregut muzikor. Pikërisht Alban Skënderaj dhe Noizy të cilët kanë bashkuar forcat e tyre krijuese për të sjellë jo vetëm një projekt limonatë, siç i cilësojnë rëndom hitet që zgjasin vetëm një verë, por një mesazh shumë kuptimplotë brenda një kënge.

Titulli është “Drejt suksesit”dhe atë do ta mbani mend gjatë. Artistët shqipëtarë e kanë kuptuar potencialin e tyre influencues dhe kënga që do publikohet nesër, e vërteton më së miri këtë.

https://www.instagram.com/p/BjuZM-wH4dp/?taken-by=albanskenderaj

Link: https://www.instagram.com/p/BjuZM-wH4dp/?taken-by=albanskenderaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdQJZO-nntr/?taken-by=albanskenderaj / https://www.instagram.com/p/BitHdIdFpwT/?taken-by=zinizin