ArkivaShqip renditet e dyta mes brendeve më të ndjekur në Gjermani
Fjala është për një shembull suksesi jo vetëm në Shqipëri dhe shifrat flasin qartë.
ArkivaShqip është një ndër brendet më të sukseshme dhe njëherazi një ndër promotorët më gjithpërfshirës në tregun muzikor dhe në masmedia.
Nëse i referohemi një platforme të njohur krahasimore, si “Tubular”, do kuptojmë se gjuha e shifrave është vërtet mbresëlënëse. ArkivaShqip, me bashkëpunëtorë rreth 90% të tregut muzikor shqipëtar, renditet e dyta mes brendeve më të ndjekur në Gjermani për muajin korrik të këtij viti.
Angazhimi i vazhdueshëm dhe serioz, rigoriziteti, profesionalizmi dhe puna kërkimore në sferën e gjerë të teknologjisë e rradhizin denjësisht këtë emër të madh mes brendeve më të ndjekur edhe ndërkombëtarisht.
Ky sigurisht është një objektiv madhor i mbërritur e që tashmë, një tregues i tillë cilësor pritet të shndërrohet në stardard e kjo sfidë i përket të ardhmes së afërt.
Foto keyesore: ©ArkivaShqip