Home ShowBiz “E rrotulloj botën për ty”, Fifi bën dedikimin special
“E rrotulloj botën për ty”, Fifi bën dedikimin special
0

“E rrotulloj botën për ty”, Fifi bën dedikimin special

0
0

Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit si Fifi, është një nga këngëtaret shqiptare e cila njihet për zërin e saj potent si dhe për interpretimet live në skena.

Ditën e sotme në një postim në Instagram, këngëtarja ka bërë një urim mjaft special për kolegen e saj.

Fifi ka uruar me rastin e ditëlindjes këngëtaren Fjolla Morinën, e cila feston sot 33-vjetorin me një dedikim mjaft emocionues.

“Ton jetën n’krahë. Gëzuar shpirt i jemi. Shumë shpesh m’kanë fol e m’kanë thënë “ça po lyp me Fjollën”, gjithë përgjigjia jem ka qenë dhe do jetë “nji femër me zemrën që e ka ajo i duhet krejt njerëzve në botë me e pas afër.” E rrotulloj botën për ty. Na vujmë me pas njerëz t’mirë n’rreth, fatkeqësisht dita ditës po humb mirësia. Por te ti e kam gjetur gjithmonë qetësinë. Faleminderit që t’kam e gëzuar ditëlindjen. T’du shumë e t’paça gjithë. Mos harro, njeriun e fortë e sfidon Zoti, e ti je një prej tyre”, shkruan Fjolla në postim në Instastory.

fifi

Link: https://www.instagram.com/stories/fifi.official.fr/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BwCFUnWhc0K/