Home ShowBiz “E paskeni zbukuruar vendin”, Armina Mevlani dhe Heidi Lushtaku shkëlqejnë në Kanë
“E paskeni zbukuruar vendin”, Armina Mevlani dhe Heidi Lushtaku shkëlqejnë në Kanë
0

“E paskeni zbukuruar vendin”, Armina Mevlani dhe Heidi Lushtaku shkëlqejnë në Kanë

0
0

Ditët e fundit të gjithë vipat nga mbarë bota janë mbledhur në Kanë, në një event të rëndësishëm siç është Festivali i Kanës.

Ky event kaq i rëndësishëm, pati vëmendjen e mediave botërore, por gjithashtu personazhet e njohur shfrytëzuan edhe rrjetet sociale për të ndarë eksperiencën e tyre në këtë Festival.

Të pranishëm ishin edhe personazhe të njohur të showbizzit shqiptar, ku nuk munguan aktorët, këngëtarët apo edhe modelet.

Ndër to ishte edhe blogerja Armina Mevlani, e cila shkëlqeu në tapetin e kuq, ku u shfaq duke parakaluar së bashku me modelen Heidi Lushtaku.

Dy vajzat shqiptare, shkëlqyen me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq. Videon e ka ndarë për ndjekësit e saj Armina Mevlani, ku ka marrë komplimenta të shumta nga fansat.

“E paskeni zbukuruar vendin”- i shkruan një ndjekës modeles.

https://www.instagram.com/p/Bxwu3ZhFqAN/

Link: https://www.instagram.com/p/Bxwu3ZhFqAN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BweUO8dFvz_/