YouTube – Në eventin e koorporatave Acromax Media gjithnjë prezente
0
0
Ditën e hënë në datë 24 qershor You Tube ka organizuar Enterprice Day, thënë ndryshe ditën e koorporatave.
Organizimi u zhvillua pranë zyrave të Google në Mynih, ku pjesmarrëse ishin koorporatat më të mëdha nga Europa dhe nga shtete e EMEA.
Në këtë organizim u ftua dhe mori pjesë edhe kompania Gjermane Acromax Media GmbH, me seli në Hamburg, e cila distributon pjesën më të madhe të katallogut Shqipfolës.
Në event u diskutua tema në lidhje me risitë më të reja të platformës, në lidhje me funksionalitetin, reklamat dhe pa dyshim përdorimin e ndërfaqes për të lehtësuar sa më shumë proceduart e distributimit dhe antipiraterisë.
YouTube mbetet një nga burimet më të rëndësishme të audiencës Shqipfolëse.
Foto kryesore: ©ArkivaShqip