Home ShowBiz Ermal Meta bashkohet me dhimbjen e shqiptarëve, këngëtari, gjest human për familjen Alla
Ermal Meta bashkohet me dhimbjen e shqiptarëve, këngëtari, gjest human për familjen Alla
0

Ermal Meta bashkohet me dhimbjen e shqiptarëve, këngëtari, gjest human për familjen Alla

0
0

Këngëtari Ermal Meta i është bashkuar nismës së kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj për të kontribuar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues I 26 nëntorit.

Këngëtari ka vendosur që të ndihmojë në rindërtimin e shtëpisë së familjes Alla e cila është bërë e pabanueshme.

Ai ka postuar disa foto në instagram ku duken qartë dëmtimet serioze që ka marrë shtëpia e kësaj familjeje, ndërsa apelon që të gjithë të kontribuojnë sado pak në ndihmë të familjarëve të prekur nga ky tërmet që kanë humbur familjarët, apo kanë mbetur të pastrehë.

“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliaj duke dhenë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, shkruan Ermali në fotot që ka shpërndarë në instagramin e tij.

https://www.instagram.com/p/B5ivboWIzIG/

Link: https://www.instagram.com/p/B5ivboWIzIG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5U0Up8oxDt/