Home ShowBiz “Foto sa për mijëra fjalë”, Lori Hoxha sjell imazhin më të rallë që keni parë deri më sot
“Foto sa për mijëra fjalë”, Lori Hoxha sjell imazhin më të rallë që keni parë deri më sot
0

“Foto sa për mijëra fjalë”, Lori Hoxha sjell imazhin më të rallë që keni parë deri më sot

0
0

Në një situatë të vështirë ku ndodhet vendi që prej tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, të gjithë janë vënë në lëvizje për të ndihmuar ose për të raportuar situatën.

Në krye të detyrës kanë qenë edhe stafi i të gjitha mediave në vend të cilët janë vënë në dispozicion të kësaj ngjarjeje duke raportuar në çdo moment.

Lori Hoxha ka shpërndarë në instagramin e saj foton e një operatori i cili ndërsa punon mban në duar fëmijën e tij që e ka zënë gjumi.

Kjo foto e shkrepur nga fotografi Gerhard Pregapuca ka bërë xhiron e rrjetit dhe konsiderohet si një prej fotove më të bukura të shkrepura prej tij.

Përveç fotos, Lori përmes një mesazhi të gjatë falënderon stafin e “Top Channel” të cilët kanë punuar pa pushim në disa raste edhe me fëmijët me vete, pas mbylljes së shkollave e kopshteve.

“Një foto sa për mijëra fjalë”, e quan Lori foton e shpërndarë në instagramin e saj, ndërsa shton se në situata të tilla e kupton që vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon.

https://www.instagram.com/p/B5iipFLlkHL/

Link: https://www.instagram.com/p/B5iipFLlkHL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4sF7AWFGTU/