Home ShowBiz Kënga Magjike, ja artistët që i besojnë këngën “Acromax Medias”
Kënga Magjike, ja artistët që i besojnë këngën “Acromax Medias”
0

Kënga Magjike, ja artistët që i besojnë këngën “Acromax Medias”

0
0

Festivali Kënga Magjike çel sot siparin e një gare të fortë ku do të konkurrojnë këngëtarë me emër në kategorinë Big, por edhe artistë të rinj, një pjesë e të cilëve ngjiten për herë të parë në këtë skenë.

Pjesa më e madhe e artistëve konkurentë në edicionin e këtij viti ja kanë besuar produktet e tyre muzikore Acromax Medias.

Më konkretisht në listën prej 32 artistësh që kanë ardhur pranë Acromax Medias përmendim artistët më të njohur të kategorisë Big si Juliana Pasha, Soni Malaj, West Side Family dhe Alban Kondi, Kastro Zizo, Vitmar Basha, Egzona Ademi, Olsi Bylyku, Korab Shaqiri, Inis Neziri, Elia dhe Dylan.

Këta këngëtarë kanë prezantuar në Këngën Magjike këtë vit, këngë që na kanë emocionuar të gjithëve dhe që janë kthyer menjëherë pas prezantimit në hite.

Ndërkaq përveç këngëtarëve Big, shumica e artistëve të rinj kanë preferuar Acromax Median për të promovuar talentin dhe këngën me të cilën konkurojnë në këtë edicion.

Kështu mes emrave të rinj përmendim shumë këngëtarë të talentuar si Khuba, Genti Deda, Rea Nuhu, Glejvis, Donat Makolli, Klea Kasemi, Andreas Drakopoulus, Jetmir Kanani, Red Karpet, Xheisara, Adil Nuredini, Klara Doçi, Sany Dimitros, Henri, Vivjan, Urban Band, The Sins, Rigersa Zefi, Sara, Sharr Braina dhe Dario.

Kënga Magjike këtë vit vjen me një mision të veçantë me synimin për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Producenti Ardit Gjebrea njoftoi disa ditë më parë se të gjitha fitimet nga biletat e shitura do të shkojnë për banorët që janë prekur më së shumti nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Link: https://www.youtube.com/playlist?list=PLDBHNGQFJGxPzgdpqBHTyHCVrbWd1g1qA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4sZT7bgNfr/