Këngëtaren e njohur Poni e kemi parë gjithnjë në formë dhe tërheqëse me tipare që të bien në sy që në momentin e parë që ka dalë në skenë e deri sot.
Ajo është një prej këngëtareve më të dashura për publikun që gjithmonë ka ditur si të qëndrojë në qendër të vëmendjes si me talentin ashtu edhe me pamjen e saj.
Këtë herë këngëtarja është bërë nostalgjike duke u rikthyer pas në kohë në moshën 18 vjeçare.
Ajo ka postuar në instagramin e saj një foto të vjetër ku shfaqet me një model flokësh që ajo e quan bisht pëllumbi.
Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite që atëherë këngëtarja i ka ruajtur tiparet e saj të veçanta dhe vazhdon të jetë po njësoj e bukur.
Të njëjtën gjë kanë konfirmuar edhe miqtë e saj të cilët i kanë bërë komplimenta këngëtares për pamjen e saj që ka mbetur e njëjta dhe gjithmonë e bukur.
https://www.instagram.com/p/B6IpsVaH86g/Link: https://www.instagram.com/p/B6IpsVaH86g/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxAShAUHTHW/