Home ShowBiz Zbulohen detaje nga raporti i Loredanës me mashkullin misterioz, kjo foto konfirmon gjithçka
Zbulohen detaje nga raporti i Loredanës me mashkullin misterioz, kjo foto konfirmon gjithçka
0

Zbulohen detaje nga raporti i Loredanës me mashkullin misterioz, kjo foto konfirmon gjithçka

0
0

Rrëfimi i parë i Loredanës pas ndarjes nga Mozzik, nuk kaloi pa debate dhe kundërdeklarata.

Këngëtarit nuk i pëlqeu aspak ajo çfarë tha reperja dhe në një status plot akuza e ka konsideruar këngëtaren gënjeshtare dhe fajtore për ndarjen.

Në fakt këngëtarja deri tani nuk i është kundërpërgjigjur në mënyrë direkte Mozzikut, ashtu siç bëri këngëtari me të, por në mënyrë indirekte ka treguar se çfarë mendon për situatën.

Gjithashtu ajo na ka befasuar të gjithëve fillimisht me një foto ku shfaqej dora e saj dhe ajo e një mashkulli, ndërsa më pas me një tjetër foto të duarve të bashkuara ndërsa tregon se është nisur së bashku me mashkullin misterioz në drejtim të Parisit, qytetit të dashurisë.

Ajo që na ra në sy ndërkaq është edhe një unazë në dorën e Loredanës, çka na la të dyshonim edhe më shumë lidhur me një marrëdhënie të re në jetën e saj.

Deri tani të vetmet thashetheme ishin ato të një lidhjeje me reperin gjerman Bonez, por që të dy e mohuan një gjë të tillë.

Loredana ende nuk e ka zbuluar se kush është mashkulli misterioz me të cilin po udhëton drejt Parisit, por ndoshta në ditët në vazhdim mund të kemi të tjera detaje nga lidhja e saj.

Loredanaaaaa

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6i1fiwlOYe/