Home ShowBiz Zbulohet mashkulli misterioz në fotot e Loredanës… ja me kë është në Paris këngëtarja
Zbulohet mashkulli misterioz në fotot e Loredanës… ja me kë është në Paris këngëtarja
0

Zbulohet mashkulli misterioz në fotot e Loredanës… ja me kë është në Paris këngëtarja

0
0

Që prej ditës së djeshme Loredana është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë falë disa fotove ku dukej dora e saj që shtrëngonte dorën e një mashkulli.

Këngëtarja njoftoi se ishte nisur për në Paris dhe të gjitha të dhënat tregonin për një udhëtim romantik.

Këngëtarja ka vijuar me të tjera postime tashmë në kryeqytetin Francez ku në fakt nuk e dimë nëse ndodhet për punë apo për pushime.

Ajo që në fakt na bëri përshtypje është se edhe producenti muzikor Macloud ndodhet në Paris dhe nuk e dimë nëse është rastësi.

Në disa video e foto të shpërndara në instagram e dallojmë që ai ndodhet në Paris që në logon e taksisë që ka marrë për të lëvizur e deri tek një foto ku shfaqet një pjesë e kullës Eifel.

Kujtojmë se Loredana dhe Macloud kanë bashkëpunuar edhe më herët dhe kanë një raport shumë të mirë, por nuk e dimë nëse ky raport është kthyer në diçka më shumë.

Kujtojmë se Loredana është ndarë para disa muajsh nga Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë.

Kjo ndarje shkaktoi dhe vazhdon ende të shkaktojë bujë të madhe në media, duke i bërë ata të dy shpesh herë kryefjalën e mediave online.

https://www.instagram.com/p/B7ZV28IlIIM/

Link: https://www.instagram.com/p/B7ZV28IlIIM/

macloud

Link: https://www.instagram.com/macloud/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6i1fiwlOYe/