Home ShowBiz Pas sherrit me Mozzik, Loredana merr vendimin drastik, ja çfarë bën këngëtarja
Pas sherrit me Mozzik, Loredana merr vendimin drastik, ja çfarë bën këngëtarja
0

Pas sherrit me Mozzik, Loredana merr vendimin drastik, ja çfarë bën këngëtarja

0
0

Historia e Mozzik dhe Loredanës një prej më të diskutuarave në media duket se vazhdon të jetë ende në qendër të vëmendjes.

Ata të dy deklaruan ndarjen para disa muajsh, por asnjë prej tyre në fillim nuk dha arsye për këtë vendim.

Do të ishte Loredana që në intervistën e parë pas njoftimit për ndarje deklaroi se nuk kishte motiv për ndarjen mes tyre, një deklaratë kjo që nuk i pëlqeu aspak ishit të saj.

Mozzik në një status të gjatë në instagram fajësoi Loredanën për ndarjen, ndërsa e quajti gënjeshtare që viktimizohet duke përdorur të bijën.

Pas deklaratave të forta të Mozzik, Loredana fillimisht na la të kuptonim se ishte në një lidhje me një mashkull misterioz me të cilin kishte ndërmarrë një udhëtim në Paris dhe që rezultoi të ishte producenti Maclaud.

Por pavarësisht mosmarëveshjeve të tyre, reperi do të takohej sërish me Loredanën këtë herë si i ftuar special në turin e saj të koncerteve në Gjermani, por që mesa duket sherri I fundit ka bërë që këngëtarja ta anulojë pjesmarrjen e tij në koncerte.

Nëse më parë krahas këngëtares shihnim edhe emrin e Mozzik në disa data të koncerteve të saj në Gjermani, tashmë shohim vetëm emrin e Loredanës.

Mesa duket mosmarrëveshjet mes tyre kanë bërë që këngëtarja ta rishohë vendimin e saj për të patur Mozzik si të ftuar në koncertet e saj.

https://www.instagram.com/p/B6DJwYQld4i/

Lik: https://www.instagram.com/p/B6DJwYQld4i/

https://www.instagram.com/p/B7oevlCFq6t/

Lik: https://www.instagram.com/p/B7oevlCFq6t/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4pZptAqQb1/, https://www.instagram.com/p/B5cdgIKluRk/