Home ShowBiz Luana e kishte parashikuar…
Luana e kishte parashikuar…
0

Luana e kishte parashikuar…

0
0

Situata që po kalon vendi prej Coronavirus duket se ka shërbyer edhe për pak humor nga fansat e moderatores Luana Vjollca.

Ata kanë kujtuar puntatën e 30 tetorit të tre viteve më parë të emisionit “Shiko kush luan”, ku Luana në nisje të spektaklit i lajmëron të gjithë se nga sot e tutje do të ndryshojnë të gjitha planet e tyre.

Fansat me humor kanë dashur të tregojnë se moderatorja e paska parashikuar që para tre vitesh izolimin, pasi ajo duke ju referuar spektaklit ka thënë me humor se që nga ky moment askush nuk do të dalë nga shtëpia, nuk do të chatoj me komshien e madje as nuk do të flejë me të.

Videon humoristike të përgatitur nga fansat, Luana e ka postuar në instagramin e saj ndërsa shkruan:

“30 tetor 2017, parashikuesja e së ardhmes, LV. Pak shaka ,qëndroni në shtëpi, faleminderit fansave të mi”

Përmes kësaj videoje Luana ka ripërsëritur edhe një herë thirrjen për të qëndruar në shtëpi derisa të kalojë kjo situatë e vështirë.

https://www.instagram.com/p/B9qzAGDAd0P/

Link: https://www.instagram.com/p/B9qzAGDAd0P/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8wSWK6nq9z/