Home Aktualitet Zgjerohet harta me COVID-19 në vend, ja të dhënat e fundit
Zgjerohet harta me COVID-19 në vend, ja të dhënat e fundit
0

Zgjerohet harta me COVID-19 në vend, ja të dhënat e fundit

0
0

Shkon në 186 numri i të prekurve me Coronavirus në vend.

Gjatë testimeve të kryera së fundmi rezultojnë 12 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq harta është shtuar edhe me qytetin e Pukës ku janë shënuar dy rastet e para me Coronavirus.

Në spitalin infektiv ndodhen aktualisht 77 të shtruar, 5 prej të cilëve në terapi intensive.

Numri më i madh i të prekurve vazhdon të jetë në Tiranë me 107 raste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total janë 31 të shëruar të cilët pas dy testeve kanë rezultuar negative.

Ministria e Shëndetësisë ju ka kërkuar edhe njëherë qytetarëve që të mos drejtohen menjëherë në spital dhe gjithashtu të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=Fe1BYaudskA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Fe1BYaudskA

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/