Home ShowBiz Zëri fillon të ecë vetë, kjo video do t’jua zbukurojë ditën
Zëri fillon të ecë vetë, kjo video do t’jua zbukurojë ditën
0

Zëri fillon të ecë vetë, kjo video do t’jua zbukurojë ditën

0
0

Djali i Elitës dhe Gjikos ka festuar dy muaj më parë një vjetorin e lindjes me një festë shumë të veçantë.

Vogëlushi është rritur tashmë dhe përveçse ka filluar të belbëzojë rrokjet e para, Zëri sapo ka nisur të ecë.

Në një video të postuar në instagram shohim Gjikon i cili është duke e mbajtur të birin nga duart ndërsa ai shkëputet prej tij dhe fillon të ecë vetë i lumtur dhe i buzëqeshur.

Krahas videos reperi poston një mesazh mjaft të veçantë për të birin duke qenë se sapo hodhi hapat e para në jetë.

Ai i thotë të birit se në jetë nuk ka rëndësi nëse bën hapa të mëdhenj apo të vegjël, e rëndësishme është të ecësh përpara, pasi jeta është një udhëtim që nuk duhet asnjëherë të ndalesh.

Kjo video e vogëlushit është pëlqyer dhe komentuar nga qindra fansa dhe miq të reperit të cilët e kanë komplimentuar vogëlushin për hapat e para.

https://www.instagram.com/p/B-7JEN4lx_r/

Link: https://www.instagram.com/p/B-7JEN4lx_r/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8zJf2uFJ23/