Home ShowBiz Në pishinë me aktorin e njohur, ja fotot e Kejvinës që i habitën të gjithë
Në pishinë me aktorin e njohur, ja fotot e Kejvinës që i habitën të gjithë
0

Në pishinë me aktorin e njohur, ja fotot e Kejvinës që i habitën të gjithë

0
0

Modelja Kejvina Kthjella ndodhet prej gati dy muajsh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku shkoi për një kurs aktrimi, por ngeli aty për shkak të bllokimit të kufijve prej pandemisë së Koronavirusit.

Ajo është parë nën shoqërinë e reperit të njohur Seven, e madje në media është aluduar se ata po e bëjnë karantinën bashkë, por asnjëri prej tyre nuk ka folur lidhur me këto zëra.

Ndërkaq modelja është parë së fundmi nën shoqërinë e modelit dhe aktorit të njohur Pavllo Zengo të cilin pak muaj më parë e kishim parë në shoqërinë e modeles së njohur Adrola Dushi.

Këtë herë ka qenë vetë modeli që ka postuar në instagramin e tij një foto së bashku me Kejvinën në pishinë shumë pranë njëri tjetrit, një foto e realizuar në Los Angeles dy ditë më parë.

Kejvina ka komentuar disa zemra poshtë  fotos, ndërsa modeli ja ka kthyer me puthje.

Nuk e dimë çfarë i lidh ata të dy, por nga mënyra se si kanë pozuar pranë njëri tjetrit duket që janë të paktën miq shumë të mirë.

Kejvina ndërkaq nuk ka pranuar asnjë thashethem lidhur me jetën e saj private.

Edhe pse u përfol për lidhje me reperin Seven ajo preferoi të heshtë, ashtu siç bëri edhe reperi.

https://www.instagram.com/p/CATnJ7pHv41/

Link: https://www.instagram.com/p/CATnJ7pHv41/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B65xxiVCw3N/