Home ShowBiz Me të bijën në pishinë, Ermal poston videon më të bukur nga pushimet
Me të bijën në pishinë, Ermal poston videon më të bukur nga pushimet
0

Me të bijën në pishinë, Ermal poston videon më të bukur nga pushimet

0
0

Ermal Fejzullahu ka nisur së fundmi pushimet së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten e tij Arianën.

Ai është larguar për disa ditë në bregdet dhe ka postuar disa video e foto me momente shumë të bukura familjare.

Bashkëshortja e tij Ariana ka postuar në instagramin e saj një video të këngëtarit me njërën nga vajzat duke luajtur në pishinë dhe të dy bashkë duken shumë të këndshëm në një portret babë e bijë.

Ndërsa vetë Ermali ka postuar në instagramin e tij disa video të Anës, më të voglës në familje e cila ndodhet në karrocë e kombinuar kaq bukur me një kapele rozë ndërsa po përtyp një biskotë krejt e përqëndruar tek kamera përballë, ndërsa duket sikur do të qeshë nga momenti në moment.

Ermali dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali dhe shpesh herë i shohim të postojnë foto dhe video shumë të bukura familjare.

Link: https://www.instagram.com/arianafejzullahu/

Link: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6twGSgBQBd/