Home ShowBiz Bashkëbisedim nën ujë, Florjan Binaj dhe Ori Nebiaj realizojnë videon më të bukur
Bashkëbisedim nën ujë, Florjan Binaj dhe Ori Nebiaj realizojnë videon më të bukur
0

Bashkëbisedim nën ujë, Florjan Binaj dhe Ori Nebiaj realizojnë videon më të bukur

0
0

Moderatorja e “Top Channel”, Ori Nebiaj është duke realizuar “Pushime on Top”, një emision veror shumë tërheqës ku së bashku me Flori Gjinin intervistojnë personazhe të njohura në çdo cep të Shqipërisë.

Këtë herë ajo kishte të ftuar aktorin e njohur të “Portokallisë”, Florian Bino me të cilin ka realizuar një video shumë të këndshme nën ujë shoqëruar me titra.

Fillimisht shfaqet Ori e cila kërkon Florin, e më pas Flori kërkon Orin.

Kur e gjejnë njëri tjetrin pyesin për paswordin e Wi fi-së, i cili është nga njëshi tek 8 mbrapsht.

Më pas Ori i thotë Flori ti mbledhë pak flokët dhe ai ka i thotë se po ja bën model peshku.

Në fund të videos pasi falënderojnë njëri tjetrin për intervistën largohen për të ngrënë.

Këtë video humoristike, Ori e ka postuar në instagram shoqëruar me shkrimin: “Sa ishte paswordi i wifi-së lal”, ndërsa ka shkaktuar të qeshura pafund mes miqve dhe ndjekësve të moderatores.

https://www.instagram.com/p/CDhB5JwpR5K/

Link: https://www.instagram.com/p/CDhB5JwpR5K/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDbPbnPJ5sz/