Home ShowBiz Dua fëmijë duke folur shqip, kjo është videoja më e bukur e këngëtares
Dua fëmijë duke folur shqip, kjo është videoja më e bukur e këngëtares
0

Dua fëmijë duke folur shqip, kjo është videoja më e bukur e këngëtares

0
0

Dua Lipa është tashmë një prej këngëtareve më të njohura dhe më të dashura në mbarë botën.

Ajo ka arritur të korrë suksese të njëpasnjëshme me këngë që janë kthyer menjëherë në hite, ndërsa numëron edhe disa trofe gjatë karrierës së saj.

Këngëtarja është gjithashtu shumë e lidhur edhe me vendlindjen e saj Kosovën ku çdo vit organizon një super festival me emra të njohur të muzikës.

Veç kësaj, këngëtarja bëhet shpesh herë nostalgjike për të kaluarën dhe shpesh herë sjell foto apo video nga fëmijëria e saj.

Këtë herë ka postuar në instagram një video  nga fëmijëria ku shihet duke u argëtuar me mikeshën e saj.

Ajo ka zgjedhur këtë video për ti uruar asaj ditëlindjen dhe shohim se gjatë videos Dua dhe mikesha e saj flasin shqip.

Ato kanë vendosur një palë thonj fallco dhe në video dëgjohet të thonë “Natën e mirë”, ndërsa më pas Dua komenton bonbonat duke treguar se ato në ngjyrë të zezë nuk i kanë pëlqyer shumë.

https://www.instagram.com/p/CFSOgLfHEUI/

Link: https://www.instagram.com/p/CFSOgLfHEUI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-NIdt-hx_H/