Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai janë bërë prindër të një vajze dy vite më parë.
Ajka është rritur tashmë dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë që ka shumë qejf të pikturojë, por rrallë në fletë të bardhë.
Vogëlushja ka fiksim të pikturojë muret, ose fytyrën e babit.
Në një video të postuar në instagramin e tij, Besi shihet i shtrirë në divan, ndërsa Ajka me një penel të zi në dorë po i pikturon fytyrën, duke e nxirë të gjithin.
“Bukur ee, bukur Ajka”, dëgjohet të thotë Besi gjatë kohës që Ajka po shpreh talentin mbi fytyrën e tij.
“Meqë ka llafi, ku e bëni tualetin ju mi gra?? Mirëmëngjes prindër, baballarë që nu kia prishni fëmijës! Zoti ju ruajt”, shkruan Besi krahas videos ku shohim reagime plot humor nga miq dhe fansa të tij.
https://www.instagram.com/p/CFeQ7IPnKX-/Link: https://www.instagram.com/p/CFeQ7IPnKX-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_iIuVun5W8/