
0
0
Olta Gixhari është bërë nënë e një djali gati dy muaj më parë. Vogëlushi Amar erdhi në jetë në fund të muajit gusht duke e bërë aktoren të përjetojë emocione të veçanta.
Oltën e kemi parë të postojë herë pas herë foto të veçanta ku pozon pranë të birit, por një foto shumë e këndshme është ajo e postuar së fundmi.
Vogëlushi është shtrirë në shtrat me fytyrën vendosur tek jastëku, veshur me një komplet shumë të këndshëm në ngjyrë bojëqiell dhe duket kaq i ëmbël.
Olta ka vendosur në pjesën e fytyrës një zemër të madhe bojëqiell duke mos ja zbuluar portretin vogëlushit, por pavarësisht kësaj fotoja është kaq e këndshme dhe do t’ua zbukurojë ditën.
Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEy4VQLHsEu/