Home ShowBiz Receta për rritjen e fëmijëve, Arbana ndan metodën që përdor me djalin dhe mbesën
Receta për rritjen e fëmijëve, Arbana ndan metodën që përdor me djalin dhe mbesën
0

Receta për rritjen e fëmijëve, Arbana ndan metodën që përdor me djalin dhe mbesën

0
0

 

Arbana Osmani ka shpërndarë në instagram disa video shumë të këndshme ndërsa është duke gatuar me mbesën e saj Kenza.

Ajo shfaqet teksa e mëson mbesën se si të përgatisë makaronat duke e udhëzuar, ndërsa Kenza po vepron në bazë të instruksioneve të saj.

Por duket se veç komplimentave ajo ka marrë edhe kritika nga ndjekës të cilët janë sheqetësuar për rrezikun që sjell ky veprim për fëmijët të cilët edhe mund të digjen, apo të pësojnë ndonjë incident gjatë gatimit.

Megjithatë Arbana ka vendosur që përmes një statusi të gjatë t’ju shpjegojë ndjekësve se ajo përpiqet që ti stimulojë fëmijët që të vegjël të shuajnë kuriozitetin për botën që i rrethon.

“Për të gjithë ata që janë shqetësuar se mos digjen fëmijët, nuk janë djegur ndonjëherë dhe nëse ndodh të digjen pakëz nuk është fundi i botës. Unë zgjedh ti rris duke i stimuluar që të vegjël të shuajnë kuriozitetin për botën që i rrethon, duke i përfshirë jo vetëm në gatim, por në shumë aktivitete të tjera që juve mund t’ju duken të rezikshmë si gatimi nën survejimin tim. Po ne gatuajmë bashkë, ata bëjnë rrëmujë, ndonjëherë ndonjë gjë edhe thyhet, bëhen dyfish pjata për të larë dhe çdo rrobë patjetër që bëhet pis. Por asnjë nga këto, absolutisht asnjë nuk pikën e rëndësisë për aq kohë sa ata kënaqen dhe ndjehen të dobishëm. Secili zgjedh ti rrisë fëmijët e tij në mënyrën e tij. E rëndësishme është ti shohim ata të lumtur”, shkruan Arbana në statusin e saj.

Arbana

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFH4oPPAauC/