Home ShowBiz “Jam gjallë..”, Gold Ag reagon menjëherë pasi e shpallën të vdekur
“Jam gjallë..”, Gold Ag reagon menjëherë pasi e shpallën të vdekur
0

“Jam gjallë..”, Gold Ag reagon menjëherë pasi e shpallën të vdekur

0
0

Personazhet e njohur ndodh që shpesh herë të bëhen pjesë e lajmeve të rreme përmes të cilave kërkohet  të fitohet më shumë vëmendje.

Pre e lajmeve të tilla ka rënë edhe reperi Gold Ag të cilin disa faqe e kanë shpallur të vdekur.

Vetë këngëtari ka vendosur të reagojë në instagramin e tij me anë të një postimi teksa shkruan: “ Vëllezër e motra jam gjallë..E pashë që disa fëmijë me profila fake kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse kam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë, por për like dhe klikime bëhet kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë dhe atyre që më kanë shpallur të vdekur nuk ua dëshiroj vdekjen, por jetofshi gjatë dhe Zoti ju udhëzoftë pa dallim”

Kujtojmë se këngëtari shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.

Partnerja e tij pritet të sjellë në jetë shumë shpejt një djalë.

arian agushi

Link: https://www.instagram.com/arianagushi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAj2SwAA0RK/