Home ShowBiz “Po më bën për të qarë..”, Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës
“Po më bën për të qarë..”, Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës
0

“Po më bën për të qarë..”, Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës

0
0

Këngëtarja Loredana do të publikojë shumë shpejt një dokumentar mbi jetën e saj profesionale por edhe private.

Ajo ka postuar në instagram trajlerin e dokumentarit, pjesë e të cilit nuk mund të mos ishte edhe Mozzik.

Në trajlerin e këtij dokumentari që do të ketë 4 pjesë, Mozzik dëgjohet të thotë teksa shfaqet i emocionuar: “Po më bën për të qarë”.

Në dokumetarin e saj shohim gjithashtu intervista nga kolegë, miq e bashkëpunëtorë të cilët kanë folur rreth karrierës dhe suksesit të saj në muzikë.

Pjesë e dokumentarit është gjithashtu edhe vogëlushja Hana e cila shfaqet në fund të trajlerit duke puthur të ëmën.

Mozzik dhe Loredana janë ndarë gati një vit më parë, por kohët e fundit i kemi parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit, por asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje se çfarë po ndodh aktualisht.

Link: https://www.instagram.com/p/CH3E7IWFk9l/

burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG0ZBdUFxjT/https://www.instagram.com/p/CH7hWYAlScH/