Home ShowBiz Jonida flet për herë të parë për divorcin, “Ishte vendimi më i vështirë”
Jonida flet për herë të parë për divorcin, “Ishte vendimi më i vështirë”
0

Jonida flet për herë të parë për divorcin, “Ishte vendimi më i vështirë”

0
0

Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për divorcin nga bashkështorti gjatë një interviste me moderatorin Ardit Gjebrea.

Jonida rrëfeu se me të shoqin ishte njohur që në moshën 17 vjeçare dhe me të kaloi 17 vite të tjera deri sa u ndanë kur ajo ishte 34 vjeç

Tashmë ajo ka tre vite që është ndarë dhe ka rrëfyer se sa i veshtirë ishte ky vendim për të.

Jonida zbuloi se gjithçka erdhi si pasojë e konsumit dhe për arsye të tjera që ajo dëshiron të mbeten personale.

Ndërsa rrëfen se ky vendim ishte i saj dhe më pas rrugëtuan të dy, përderisa dy njerëz nuk komunikojnë dhe nuk e gjejnë më gjuhën e përbashkët.

Këngëtarja gjithsesi e quan divorcin një dështim të sajin, duke qenë se ëndrra e saj ishte që të krijojnte familjen ideale.

Gjatë intervistës ajo shtoi gjithashtu se gjatë kësaj periudhe ka punuar edhe me anën psikologjike, pasi nuk është e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë pas shumë vitesh martesë.

Kujtojmë se Jonida prej kohësh tashmë është në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj, një lidhje që e kanë bërë tashmë publike prej kohësh dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë foto dhe video në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=dApQhksg6wI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dApQhksg6wI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIK4DrMnSIQ/