Home ShowBiz “Aman mos na merrni më sysh”, Rudina dhe Marku pozojnë në momente intime
“Aman mos na merrni më sysh”, Rudina dhe Marku pozojnë në momente intime
0

“Aman mos na merrni më sysh”, Rudina dhe Marku pozojnë në momente intime

0
0

Aktorja Rudina Dembacaj dhe ish deputeti Mark Froku e bënë publike lidhjen e tyre që në fillim të këtij viti.

Ata të dy që prej atij momenti e deri më sot vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Aktorja është gjithmonë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas here foto dhe video të ndryshme ku pozon me të bijën, por ku nuk mungojnë edhe fotot me partnerin.

Së fundmi ajo dhe Marku kanë pozuar në disa foto ku shfaqet tejet romantikë duke u puthur e përqafuar, ndërsa krahas fotos aktorja shkruan: “Aman mos na merrni më sysh”.

Si gjithmonë krahas fotos vëmë re pafund mesazhe nga miq e ndjekës të saj në rrjetet sociale.

Përveç komenteve pozitive, padyshim që ka edhe nga ato më pak pozitive, të cilat Rudina si gjithmonë është kujdesur t’ju japë përgjigje personalisht.

rudina, Marku

rudinn

Link: https://www.instagram.com/p/CI_ckQYHDcj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFU3VuBHRqm/