Home ShowBiz E kishin mbajtur të fshehur, Granit Xhaka dhe e shoqja së shpejti prindër për herë të dytë
E kishin mbajtur të fshehur, Granit Xhaka dhe e shoqja së shpejti prindër për herë të dytë
0

E kishin mbajtur të fshehur, Granit Xhaka dhe e shoqja së shpejti prindër për herë të dytë

0
0

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.

Ai dhe partnerja e tij u bënë prindër të një vajze në tetor të 2019.

Vogëlushja Ayana, do të bëhet me një motër apo me një vëlla dhe lajmin e ka dhënë vetë futbollisti në instagram.

Ai ka postuar një foto ku pozon me Leonitën dhe të bijën që i puth barkun e rrumbullakosur mamit.

“Familja jonë e vogël po rritet, mezi po presim të të njohim”, shkruan Graniti krahas portretit të bukur familjar.

Ai ka marrë me mijëra urime nga miq dhe ndjekës në rrjetet sociale, të cilët e urojnë për bebin numër dy që po vjen në jetë.

Ata të dy nuk e kanë zbuluar ende gjininë e fëmijës, por nga fotot, Leonita duket në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë, kështu që shumë shpejt do ta marrim vesh nëse Ayana do të bëhet me motër apo vëlla.

granitii

grannn

Link: https://www.instagram.com/p/CKEp5OcsYfu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJeYfjnMXlZ/