Home ShowBiz “Ke qenë shumë i shtrenjtë për ne..”, Çiljeta humb njeriun e dashur të familjes
“Ke qenë shumë i shtrenjtë për ne..”, Çiljeta humb njeriun e dashur të familjes
0

“Ke qenë shumë i shtrenjtë për ne..”, Çiljeta humb njeriun e dashur të familjes

0
0

Inxhinieri i njohur Skënder Xhilaga ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetonte prej vitesh.

Lajmin e ka dhënë e bija e cila tregoi se ai ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare në Kosta Rika ku kishte shkuar për të kaluar festat e fundvitit.

Inxhinieri ishte gjithashtu një i afërm i këngëtares Çiljeta Xhilaga e cila ka treguar se me të kishte lidhje gjaku dhe se ai ishte shumë i shtrenjtë për familjen e saj.

Këngëtarja ka shpërndarë në instagram, lajmin ku flitet për largimin e tij nga jeta shoqëruar me një foto të tij, krahas së cilës shkruan: “Lamtumirë ke qenë shumë i shtrenjtë për ne xhaxh Skënder Xhilaga, qofsh i Xhenetit”.

Skënder Xhilaga ishte një inxhinier dhe ndërtues i njohur, gjurmët e të cilit gjenden në shumë prej kryeveprave arkitekturore dhe ndërtesave të famshme në Neë  York.

ciljeta

Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CII4kEDHmKj/