Home ShowBiz E papritur, u përjashtua nga “Përputhen”, Ana bëhet pjesë e spektaklit të famshëm të dashurisë
E papritur, u përjashtua nga “Përputhen”, Ana bëhet pjesë e spektaklit të famshëm të dashurisë
0

E papritur, u përjashtua nga “Përputhen”, Ana bëhet pjesë e spektaklit të famshëm të dashurisë

0
0

Pas fotove të Anës me Arjonin të cilat shkaktuan një rrëmujë në rrjetet sociale, të dy u përjashtuan nga emisioni.

Por duket se Ana nuk ka hequr dorë nga gjetja e dashurisë dhe shumë shpejt do ta shohim në një tjetër program dashurie.

Ajo do të jetë pjesë e “It’s my love”, një emision i ngjashëm me “Përputhen” që realizohet në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtuesi i këtij emisioni gjatë një interviste për Ekspres Rozë.

Kujtojmë se Ana u përjashtua nga emisioni, por gjithsesi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Ajo pati fillimisht një farë tërheqje me Fationin dhe më pas shprehu interes për djalin nga Kosova, hyrjen më të re në “Përputhen”, Atdheun, me të cilin shkëmbeu edhe një puthje në studio, pak para se të largohej përfundimisht nga spektakli.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dSWt7YzOE4U&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJl3PR8lhxzrjlKNi_T4P02wzrPvWgeEcKwKkk0/