Home ShowBiz Ndryshime të papritura në “Përputhen”, ja çfarë po ndodh me programin
Ndryshime të papritura në “Përputhen”, ja çfarë po ndodh me programin
0

Ndryshime të papritura në “Përputhen”, ja çfarë po ndodh me programin

0
0

“Përputhen” ka nisur pasditen e djeshme në mënyrën më të pazakontë.

Në vend të Bora Zemanit që jemi mësuar ta shohim që prej shtatorit në drejtimin e këtij emisioni, ishte Arjan Konomi.

Ai bëri hyrjen duke sqaruar se Bora është sëmurë me COVID, është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të mungojë disa ditë dhe deri atëherë emisionin do ta prezantojnë vajzat konkurente.

Prezantimin ditën e djeshme e nisi Ana Kauri e cila do të moderojë edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërsa nga java e ardhshme do të dalin me rradhë të gjitha vajzat derisa të rikthehet sërish Bora.

Moderatorja ndërkohë ka postuar në instagram një status teksa i falënderon të gjithë që u interesuan për shëndetin e saj, ndërsa informon fansat se ka nisur mjekimin.

Statusin e shoqëron me një foto të bërë para se të prekej nga COVID-19, ndërsa më humor shton se fytyrën e saj aktualisht po ua kursen fansave.

Link: https://www.instagram.com/p/CK4SKF7BRDV/

boraaaa

boraa

Link: https://www.instagram.com/p/CK4chSODDoT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJTl9m3B66p/