Home ShowBiz Dj Geek kalon çdo parashikim, surpriza për ditëlindjen e Dafinës nuk mund të ishte më e bukur
Dj Geek kalon çdo parashikim, surpriza për ditëlindjen e Dafinës nuk mund të ishte më e bukur
0

Dj Geek kalon çdo parashikim, surpriza për ditëlindjen e Dafinës nuk mund të ishte më e bukur

0
0

Këngëtarja Dafina Zeqiri feston sot 32 vjetorin e lindjes dhe një surprizë shumë të veçantë e mori që në orët e para të mëngjesit nga partneri i saj Dj Geek.

Ai ka përgatitur një surprizë shumë të këndshme në resortin ku po pushojnë prej disa ditësh me fishekzjarre, tullumbaca e atmosferë festive.

Këngëtarja ka mbetur e surprizuar dhe kjo duket qartë në momentin që ka ardhur në ambjentin festiv ku shihet tejet e emocionuar.

“Faleminderit zemër për surprizën”, shkruan ajo duke bërë tag partnerin e saj, ndërsa më pas është afruar të fryjë qirinjtë sipër tortës.

Dj Geek ndërkaq ka përzgjedhur disa foto shumë të bukura të tyre buzë detit për ti uruar këngëtares ditëlindjen.

Dafina ka marrë pafund mesazhe urimi për ditëlindjen nga miq e fansa të saj.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKBgb78Blzq/