Home ShowBiz ‘Nuk lëpijmë ku kemi pështyrë’, Andi dhe Melisa sfidojnë hapur Olsën
‘Nuk lëpijmë ku kemi pështyrë’, Andi dhe Melisa sfidojnë hapur Olsën
0

‘Nuk lëpijmë ku kemi pështyrë’, Andi dhe Melisa sfidojnë hapur Olsën

0
0

Andi dhe Melisa së fundmi kanë qenë të ftuar në emisioni ‘Prive’ ku kanë ndarë të gjitha detajet e jetës së tyre.

Dyshja kanë zbuluar se kanë vazhduar bashkëjetesën. Si çdo lidhje ata kanë pasur luhatjet e tyre por si përfundim ata shprehen se janë më të lumtur se kurrë me njëri-tjetrin.

Gjatë intervistës nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me emisionin ku filloi gjithë fama e tyre.

‘Për mendimin tim, ‘Për’puthen’ e kanë bërë njerëzit, që do të thotë se për çdo vendim apo për çdo gjë që është bërë aty brenda, kanë qenë njerëzit në mënyrë indirekte që vendosnin çfarë duhej bërë dhe për këtë arsye kanë ndodhur shumë gjëra që kanë dalë të paparashikuara dhe gjëra që nuk duheshin bërë, siç ishte dalja ime me një person tjetër.Unë e them publikisht kurrsesi nuk kam pasur asgjë me atë person, asnjë puthje në faqe nuk e kemi shkëmbyer sepse ka qenë loja e atillë,- tha Andi.

‘Për pjesën e reunion, në fakt jo vetë autorja, por dikush tjetër që ishte i brendshëm i emisionit na ka ftuar tek java e fundit e programit, por ne kemi refuzuar dhe domosdoshmërisht as te festa nuk mund të ishim. Unë të paktën nuk lëpij dot aty ku kam pështyrë. Eksperiencë e bukur, me gjithë ato kleçkat e veta, por gjithsesi’, tha Melisa.

Dyshja theksuan se nuk kanë asgjë me emisioni por gjithçka e kanë me një person të vetëm që sipas disa llogarive të thjeshta i bie të jetë Olsa.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=EOvuPHf3wGs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/melisalleshi111/