Home Aktualitet Humbje tragjike! Aktori i njohur ndahet nga jeta gjatë xhirimeve të filmit
Humbje tragjike! Aktori i njohur ndahet nga jeta gjatë xhirimeve të filmit
0

Humbje tragjike! Aktori i njohur ndahet nga jeta gjatë xhirimeve të filmit

0
0

Aktori i njohur i filmave, Jay Pickett, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e tij, Elena Pickett.

I trishtueshëm është fakti se aktori ishte duke xhiruar një skenë për filmin e ardhshëm “Treasure Valley” në momentin që ndërroi jetën. Regjisori i filmit, Travis Mills, ka treguar se Jay Pickket ishte në Idaho duke xhiruar.

‘Jay Pickett, aktori ynë kryesor, shkrimtari, producenti dhe krijuesi i këtij filmi ka ndërruar jetë papritur teksa ishim në vend duke u përgatitur për një skenë filmi. Zemrat tona janë të thyera dhe jemi të pikëlluar për familjen e tij, që janë të shkatërruar nga kjo tragjedi shokuese.

Aktori dhe producenti tjetër Jim Heffel tha se ai “kishte vdekur ulur mbi një kalë gati për të kapur litarin’.

“Jay Pickett vendosi të hipte në Parajsë,” shkroi ai. “Unë humba një mik të mirë dhe bota humbi një person të madh.”

Pickett, i cili kishte luajtur në shfaqje si Desperate Housewives, Dexter dhe NCIS: Los Angeles, po portretizonte një kauboj në kërkim të vajzës së tij të humbur prej kohësh në film, të cilin ai gjithashtu po e prodhonte. Pickett ka lënë gruan dhe tre fëmijët e tij.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-58053717

Burimi i fotos: https://unsplash.com/

tags: