Home Aktualitet ‘Një testament i çmuar për gratë’, miku i të ndjerës Hueyda El Saied zbulon projektet e lëna pezull
‘Një testament i çmuar për gratë’, miku i të ndjerës Hueyda El Saied zbulon projektet e lëna pezull
0

‘Një testament i çmuar për gratë’, miku i të ndjerës Hueyda El Saied zbulon projektet e lëna pezull

0
0

Arjan Konomi së fundmi ka qenë i ftuar për të folur më shumë rreth mikes së tij të ndjerë Hueyda El Saied.

Opinionisti tregoi se gjatë udhëtimit në Luksemburg ka zbuluar më shumë rreth testamentit të çmuar të artistes që fatkeqësisht nuk arriti ti përfundonte.

‘Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer.

Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti,’u- u shpreh Arjani.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=vqppTLRhBGc

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/hueyda_artwork/?hl=en