Home ShowBiz U përfol se ishin ndarë, shihen përkrah njëri-tjetrit çifti i njohur i showbizit
U përfol se ishin ndarë, shihen përkrah njëri-tjetrit çifti i njohur i showbizit
0

U përfol se ishin ndarë, shihen përkrah njëri-tjetrit çifti i njohur i showbizit

0
0

Ndarja e supermodeles Kendall Jenner dhe basketbollistit 25 vjeçar Devin Booker një javë më parë ishte kryetitulli i shumë revistave dhe gazetave të njohura botërore. Fansat e çiftit u tronditën javën e kaluar teksa në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kishte dhënë fund lidhjes dy vjeçare.

Mirëpo pa kaluar as një javë ata u panë duke u shoqëruar sërish bashkë.

Supermodelja 26 vjeçare dhe ylli i NBA kaluan disa kohë në praninë e njëri-tjetrit në Soho House, Malibu në Kaliforni, të dielën.

Nga fotografitë e realizuar prej paparacëve, të dy dukeshin se ishin në humor të mirë teksa bisedonin dhe buzëqeshnin së bashku. Në një moment, madje dukej sikur Booker po i afrohej modeles për një puthje.

Të dy ishin të veshur sportiv dhe mbanin syze dielli të errëta, megjithatë nuk arritën t’i shpëtonin syve të paparacëve.

Kujtojmë se arsyet e ndarjes që qarkulluan në rrejt, lidheshin me angazhimet e të dyve në karrierat e tyre. Kjo gjë dukej se po i largonte ata prej hapave më të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

 

290226495_399775095525521_5862719947896586121_n

Link: https://pagesix.com/2022/06/27/kendall-jenner-and-devin-booker-spotted-together-after-breakup-reports/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfVM3vGtpSB/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CfUeg2QJiMV/?utm_source=ig_web_copy_link